Sunday, June 24, 2012

Shpenzimet i keni falas, nëse vini nudo

Një supermarket i ri, “Priss”, i hapur në Frisia, vend mes Gjermanisë dhe Danimarkës, ka menduar një metodë origjinale për klientët e vet.

Supermarketi ka premtuar që 100 klientët e parë që do të shkonin gjatë inagurimit, do të shpenëzonin falas deri në 270 euro. Por, me një kusht: duhet të vinin nudo.

Oferta ka tërhequr shumë njerëz, si nga gjermania, ashtu dhe nga Danimarka, që

Thashethemet ju shpëtojnë jetën

Një sagë e shkruar nga dy profesorë të Universitetit të Berkeley-t lartëson thashethemet. Përmes tyre mund të njohim rrezikun që na kanoset nga të tjerët. Veç të tjerash thashethemet janë baza e bashkëjetesës sonë

Kush flet keq për të tjerët të helmon edhe ty që e dëgjon, kështu që bëni kujdes me llafazanët.

Edhe pse thashethemet nuk para vlerësohen nga njerëzit që nuk merren me llafe, sipas antropologëve dhe psikologëve, janë të dobishme dhe të nevojshme për njerëzit.

Për këtë qëllim është bërë edhe një studim që është aprovuar edhe nga “Journal of Personality and Social Psichology”. Në të thuhet se thashethemet janë shkëmbime informacionesh që i ndihmojnë personat, të cilët merren nëpër gojë, të njohin veçanërisht rrezikun. Mesa duket thashethemet nuk na nevojiten vetëm për të shkarkuar tensionet, por edhe për t’u informuar rreth të rejave më të fundit. Përveç kësaj, i bëjnë edhe më tërheqëse faqet e gazetave.

Pra me fjalë të tjera në bazë të bashkëjetesës sonë qëndrojnë thashethemet: janë arma e domosdoshme e shoqërisë që lejon mbrojtjen e individit dhe të grupit nga elementi destabilizues. Është pikërisht ajo që Universiteti i Berkeley-t e quan “pro-social gossip”: thashethemet që na shpëtojnë jetën.

“Virtytet e thashethemeve”, kështu titullohet saga e realizuar nga grupi i drejtuar prej Matthee Feinberg. “Natyrisht që të gjithë ne e shohim thashethemin si diçka negative dhe të keqe. Nuk duhet mohuar që një pjesë e thashethemeve janë vërtet të këqija, por sërish kanë rol të rëndësishëm, sidomos kur kemi nevojë të shkëmbejmë informacione me të tjerët për një person të tretë për shembull që nuk është i pranishëm në bashkëbisedim”, thotë autori tjetër Robb Willer për “New York Times”. Gjëja që të çudit vërtet

Koha mund të pushojë së ekzistuari?

Njerëzit shpesh flasin se po mplakemi dhe se si koha po ikën shpejt. Megjithëkëtë, nëse teoria e fundit shkencore del e saktë, është e mundur se po ndodh krejtësisht e kundërta.

Teoria radikalet cilën kohë më parë e paraqitën shkencëtarët, do të thotë se koha po ngadalësohet dhe se në fund do të ndodhë ndali i plotë i saj.

Rezultatet e fundit të dy universiteteve spanjolle thonë se mendojnë se jetojmë në mashtrime dhe se universi nuk zgjerohet fare. Teoria thotë se koha po ngadalësohet në mënyrë konstante dhe pas miliarda vjetësh ajo do të ndalojë në tërësi.

Arsye për shqetësim nuk ka sepse shkencëtarët konsiderojnë ky ndalim gradual nuk vërehet me sy njeriu dhe planeti ynë do të zhduket në momentin kur koha do të ndalojë përfundimisht.

“Në momentin kur të ndodhë kjo, planeti ynë nuk do të ekzistojë,” ka thënë profesori Senovila. “Çdo gjë do të fiksohet sikur pamja në fotografi, përgjithmonë.”

Para këtij konstatimi, shkencëtarët kishin matur dritën nga yje të shpërthyer shumë larg për të treguar se universi po zgjerohet me shpejtësi të madhe.

Teoria e pranuar bazohet në idenë se lloje të forcave kundër gravituese të njohura me emrin “energjia e zezë” – “shkatërron” galaktikën.

Megjithëkëtë, shkencëtarët duke punuar në teorinë më të re kanë thënë se ne po i shohim gjëra “nga prapa”. Edhe profesori Senovila pohon se supozime aktuale, të cilat nënkuptojnë përshpejtimin kohës në vend të ngadalësimit gradual, janë krejtësisht të gabueshme.

Edhe pse kjo teori e re vështirë se mund të besohet, kozmologë nga Cambrigde konsiderojnë se

Në vitin 2015 nisin pushimet në Hënë

Në vitin 2015 ju mund të shkoni për pushime në hënë.

Një biletë vajtje-ardhje do të kushtojë 100 milionë sterlina, rreth 124.04 milionë euro, për gjashtë deri në tetë muaj në hapësirë me Excalibur Almaz, kompani britanike drejtuar nga amerikanë.

Kompania në fjalë me seli në ishullin e Man njoftoi se do të jetë gati për të çuar turistë në hëna nga viti 2005.

Excalibur Almaz besohet të jetë i pozicionuar mirë në Virgin Galactic, një ndërmarrje e Sir Richard Branson që i

Teksas: Babai vret pedofilin, gjykata e fal

Një gjykatë në Teksas shpalli të pafajshëm vrasësin e një pedofili në Shtetet e Bashkuara.

I akuzuari për vrasje ishte babai i një vajze pesëvjeçare, i cili e kishte parë me sytë e tij aktin e tmerrshëm. Vendimi për çështjen që mori një vëmendje të madhe të mediave në Shtetet e Bashkuara, u mor nga Gjykata e Lartë e Teksasit.

Babai i vogëlushes së përdhunuar, emri i të cilit nuk është publikuar për të mbrojtur identitetin e vajzës, por është bërë e ditur vetëm mosha, 23 vjeç, gjatë dëshmisë në Gjykatë ishte shprehur se vajza e tij po sulmohej seksualisht pranë shtëpisë së tij, në një zonë rurale. Një dëshmitar i kishte thënë se e bija ishte rrëmbyer, dhe babai 23-vjeçar kishte ndjekur të gjitha të dhënat që i dha dëshmitari, derisa kishte identifikuar vendin ku dëgjoheshin britmat e 5-vjeçares.

Ai e kishte rrahur pa pushim agresorin, i cili u gjet i shpërfytyruar dhe pa jetë. Edhe pse ligji në Teksas nuk e mbështet vrasjen e një agresori apo grabitësi në rast se akti që ai po kryen mund të ndalohet në forma të tjera, rasti në fjalë hapi shumë debate, ku publiku argumentonte fort në favor të babait.

Në Gjykatë debatohej nëse 23-vjeçari duhet të kishte telefonuar policinë, pasi i kishte shkaktuar agresorit plagë të tilla, ende pa e vrarë, që nuk i lejonin vazhdimin e krimit. Kjo çështje u shqyrtua prej ditësh dhe

Gruja qe jeton pa para për 16 vjet: Gjeta lumturinë

Një grua nga Gjermania ka jetuar pa para për 16 vjet, pasi zbuloi se kjo është mënyra që të bën të vlerësosh gjërat që kanë me të vërtetë vlerë.

Heidemarie Schvermer rridhte nga një familje e pasur deri në Luftën e Dytë Botërore, kur ajo zbuloi varfërinë. Sipas “Daily Mail”, 69-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, 18 vjet më parë kishte një punë me të ardhura të mira, por ishte e fiksuar në gjetjen e një mënyre për të jetuar pa para.

Kështu, ajo themeloi qendrën “Jep e merr”, ku njerëzit shkëmbenin shërbime, si pastrimi i shtëpisë, me sende të nevojshme për jetesë. Ajo vendosi të

SHBA prodhon insektet e spiunazhit

Dronet (avionët pa pilot) amerikanë me armatime të rënda që përdoren për sulmet kundër terroristëve në Pakistan e Afganistan, do të pasohen nga mikropajisje ajrore, të bazuara në insektet fluturuese.

Frika për lançimin e këtyre pajisjeve spiunazhi ka nisur që në vitin 2007, me raportime për pajisje të çuditshme fluturuese që lëviznin mbi kokat e protestuesve kundër luftës, të cilët akuzuan SHBA se po prodhonte në mënyrë të fshehtë insekte robotike spiunazhi.

Zyrtarët e mohuan këtë. Por tani “US Air Force” ka zbuluar insektet që mund të fotografojnë, regjistrojnë madje edhe sulmojnë e të mos kapen nga radarët, të quajtur “minidronet vdekjeprurëse”. Ato do të jenë gati të përdoren në masë në vitin 2015.