Përbërësit:
2 kg luleshtrydhe dhe 2 kg sheqer
Përgatitja:
Marrim luleshtrydhe e pjekura por të forta, jo të qullëta. I pastrojmë dhe i vëmë në një tenxhere. Pastaj shtojmë aty edhe sheqerin, e mbulojmë me një pecetë dhe e lëmë gjithë natën që të nxjerri lëng… Të nesërmen e marrim tenxheren dhe e vëmë në zjarr të ngadaltë që të ziejë. Duhet ta ziejmë shumë ngadalë, jo me furi, në mënyrë që mos të prishen frutat. Mua më zgjati rreth 40 minuta zierja. Pastaj, në një pjatë filxhani bëni provën për trashësinë e lëngut(shurupit). Nëse shurupi nuk është i trashë sa duhet,
hiqini frutat dhe shurupin e zieni veçmas sa të trashet. Pastaj, hidhni frutat te shurupi. Hidhni një luge çaji në pjatë dhe hapeni. Pasi ftohet, e shikoni sa i trashë është shurupi. Pasi shurupi ka marrë trashësinë e duhur, e hiqni nga zjarri dhe e mbuloni tenxheren me një pecetë të lagur lart. E lini ashtu gjithë natën, në mënyrë që frutat të pinë shurupin dhe të fryhen mirë. Te nesërmen e mbushni nëpër vazo.
No comments:
Post a Comment