Perberesit:
Qofte
Lëng mishi 1.5 litra,
4 lugë gjelle oriz,
50 gr vaj ose 1 lugë gjelle,
1 e verdhe veze,
1 luge kos
gjysme limani,
majdanoz,
krpë,
piper të zi.
Procedura:
Në lengun e mishit ose ne ujë të vluar hidhet orizi i larë e i pastruar dhe kripa e lihen të ziejnë ne zjarr të ngadalshëm rreth 30 minuta.Në fund supes i shtohet pak lekurë limoni të grirë me rende i jepet një valë, hiqet nga zjarri dhe pas 5-6 minutash rregullohet me të verdhen e vezve.
Ne nje ene tjeter fergohen qoftet, ne një enë hidhet e verdha e vezës, rrihet mirë i shtohet nje luge kos dhe duke e rrahur i shtohet lëng limoni,ose dhe pak e nga pak lëng supe.
Në fund rregullohet me majdanoz të grirë hollë dhe piper të zi, sipas dëshirës. Dhe ne fund ne pjate hidhen se pari qoftet e ferguara dhe pastaj lengu i supes.
No comments:
Post a Comment