Perberesit:
500g miell të bardhë,
- dy vezë të plota,
- dy të verdha vezësh,
- ujë,
- gjalp i fresket,
- djath kaçkavall të grirë,
- vaj,
- tul viçi,
- mëlçi pule,
- kërpudha,
- domate.
Procedura:
Në tavolinën e punës gatuajmë një brumë me 500 g miell të bardhë, dy vezë të plota, dy të verdha vezësh dhe ujë.
Pasi e kemi mbrujtur mirë brumin e hapim atë në peta dhe pasi të thahet pak, e presim me shirita deri në 1 cm gjerësi.
Këto i vëmë me pak kripë të ziejnë siç veprohet me makaronat, por duhet të përzihen me lugë për të mos u ngjitur.
Mbas zierjes i kullojmë, u hedhim salcën e cila përgatitet si më poshtë:
Hedhim në tigan pak gjalpë e vaj, grijmë në të një qepë (e cila pasi të skuqet e heqim nga tigani), presim copa të vogla tul viçi, pak mëlçi pule, pak kërpudha dhe
pak domate të prera copa të vogla, të cilët i hedhim në tiganin që kemi vënë në nxehtësi.
I lëmë të ziejnë ngadalë me vajin dhe galopin e nxehtë, por në temperaturë mesatare.
Në kohën që do tu hedhim lazanjave salcën, duhet të kemi gati djathin kaçkavall të grirë dhe gjalpë i freskët, të cilat i hedhim përsipër kur do të serviren.
No comments:
Post a Comment